‘Topi Artë’, mungojnë disa emra të mëdhenj

09 shtator 2026 | 12:47

France Football, në bashkëpunim me UEFA-n, ka publikuar listën zyrtare të kandidatëve për “Topin e Artë”.

Ky çmim konsiderohet si vlerësimi individual më prestigjioz në futboll dhe edhe këtë vit gara pritet të jetë tejet e fortë, pas një sezoni të mbushur me paraqitje të jashtëzakonshme.

Lista e publikuar ka sjellë edhe disa befasi.

Më e madhja është mungesa e Raphinhas, pavarësisht sezonit të shkëlqyer që braziliani ka pasur me Barcelonën.

Surprizë ka pasur edhe në kategorinë e trajnerit më të mirë, ku nuk është përfshirë strategu i Barcelonës, Hansi Flick.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 26 tetor në Londër, ku do të mësohen fituesit e të gjitha kategorive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Konushevci, ka reaguar pas pauzës…