Arben Gashi: Kosovës i duhet kompromis shtetëror, jo nënshtrim politik

10 shtator 2026 | 21:00

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka deklaruar se presidenti i Republikës duhet të jetë përfaqësues i shtetit, ruajtës i aleancave dhe garantues i Kushtetutës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Gashi ka thënë se Presidenti duhet të jetë edhe balancues i pushteteve dhe Komandant i Përgjithshëm, duke theksuar se Presidenca nuk duhet të shërbejë si shpërblim politik.

“Prandaj, Presidenca nuk mund të jetë shpërblim politik, aq më pak për vendime që kanë cenuar këto shtylla të demokracisë”, ka shkruar Gashi.

Ai ka vlerësuar se përgjegjësinë më të madhe për gjetjen e një zgjidhjeje e ka fituesi i zgjedhjeve, duke i bërë thirrje që të mos e mbajë vendin peng.

Sipas Gashit, të gjitha partitë politike duhet të ulen dhe të dakordohen për një kandidat për President që përfaqëson vlerat shtetërore dhe qëndron mbi interesat partiake.

“Fituesi i zgjedhjeve ka përgjegjësinë më të madhe për ta gjetur zgjidhjen, jo për ta mbajtur vendin peng”, ka shkruar ai.

“Kosovës i duhet kompromis shtetëror, jo nënshtrim politik”, ka përfunduar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë, mënyra se si përfaqësohen komunitetet joshumicë në institucionet…