Hoxhaj: Nesër do të jemi në seancë, por për ne Kuvendi është jo-legjitim – PDK-ja do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese

10 shtator 2026 | 22:51

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar në emisionin RTK Prime se situata politike e krijuar pas zgjedhjeve ka përbërë, sipas tij, një përmbysje të rendit kushtetues dhe një goditje të rëndë ndaj demokracisë në Kosovë.

Hoxhaj ka thënë se Kushtetuta përcakton një afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit pas zgjedhjeve, duke iu referuar edhe një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, shkelja e qëllimshme e afatit kushtetues.

Tutje Hoxhaj tha se pjesëmarrja në seancë ka qenë përpjekje për ta rikthyer funksionalitetin e institucioneve dhe, sipas tij, demokracinë në vend.

“Mos me shkuar në seancë fare dhe me lënë me vazhduar gjendjen e përmbysur të përhershme të rendit kushtetues, apo do të duhet të shkojmë në seancë që të mundësojmë që të rikthehet rendi kushtetues?”, deklaroi ai.

Hoxhaj e cilësoi Kuvendin aktual si “jo-legjitim”, duke thënë se nga 7 gushti deri në seancën e fundit ka pasur, sipas tij, “një përmbysje të rendit kushtetues”.

Ai theksoi se situata e krijuar gjatë pesë-gjashtë javëve të fundit dallon nga krizat e mëparshme politike në Kosovë. “Vitet e kaluara ne kemi pasur kriza politike. Në kriza politike, partitë politike ulen dhe merren vesh përmes dialogut që të ofrojnë zgjidhje politike. Kjo çfarë ka ndodhur në këto pesë javët e fundit është përmbysje e rendit kushtetues, është shuarje e demokracisë në këtë vend”, tha Hoxhaj.

Po ashtu Hoxhaj theksoi se deputetët e PDK-së do të jenë të pranishëm në seancën e nesërme, por sipas tij, kjo nuk nënkupton se partia e njeh Kuvendin si legjitim.

“Dhe ne si PDK do të bëjmë çdo gjë që ta mbrojmë rendin kushtetues. Nesër do të jemi në seancë, por për neve Kuvendi është jo-legjitim. Një Kuvend i cili nuk është konstituar brenda afatit kushtetues është i delegjitimuar dhe do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë tjera…