Xhudistët e Kosovës u kthehen garave të mëdha

10 shtator 2026 | 11:47

Xhudistët e Kosovës këtë javë do t’u kthehen garave të mëdha.

Ata do të paraqiten në Grand Slamin e xhudos në Budapest, i cili mbahet nga e premtja deri të dielën.

Te xhudistët, Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të garojnë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ndërkohë, te xhudistet do të paraqiten Fatjona Kasapi në kategorinë deri në 52 kilogramë, Flaka Loxha në 57 kilogramë dhe Laura Fazliu në 63 kilogramë.

Xhudistja Distria Krasniqi do të mungojë për shkak të një lëndimi.

Në krye të ekipit do të jetë kryemjeshtri Driton Kuka.

Në Budapest do të garojnë gjithsej 513 xhudistë nga 70 vende të ndryshme.

Kosova synon medalje, pavarësisht konkurrencës së fortë, pasi garat Grand Slam janë ndër më të rëndësishmet dhe më të fortat në sportin e xhudos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi…