Zelensky, takim me Trumpin në Nju-Jork, nuk përjashtohet as Rusia

11 shtator 2026 | 08:07

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në fund të shtatorit në New York.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zelensky gjatë një konference për mediat në Kanada, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë e zhvillimit të një takimi trepalësh me përfshirjen edhe të palës ruse.

“Në fund të muajit do të kemi mundësinë të takohemi, besoj, me ekipin amerikan në New York”, deklaroi Zelensky, duke iu referuar një takimi të mundshëm me presidentin Trump.

Takimi pritet të zhvillohet në një kohë kur përpjekjet diplomatike për gjetjen e një zgjidhjeje për luftën në Ukrainë janë intensifikuar.

Së fundmi, të dërguarit specialë të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë vizituar Moskën dhe Kievin në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një rrugë drejt përfundimit të luftës.

Zelensky tha se negociatorët ukrainas dhe amerikanë janë në kontakt të vazhdueshëm, ndërsa shprehu shpresën se takimi me Trump do të sjellë përparim në bisedimet për çështjet energjetike dhe eksportet e grurit.

Megjithatë, presidenti ukrainas përjashtoi mundësinë e zhvillimit të një samiti trepalësh për përfundimin e luftës përpara zgjedhjeve në Rusi. Zgjedhjet parlamentare në Rusi janë planifikuar të zhvillohen më 20 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat EOD të KFOR-it nga kontingjenti rumun kanë zhvilluar një…