Caktohen stadiumet e finaleve të Ligës së Kampionëve për 2028 dhe 2029
15 shtator 2026
| 13:27
“Allianz Arena” në Mynih dhe “Camp Nou” në Barcelonë janë caktuar nga UEFA si stadiumet ku do të zhvillohen finalet e Ligës së Kampionëve në vitet 2028 dhe 2029.
Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, në mbledhjen e mbajtur në Selanik. Në “Allianz Arena”, finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet për herë të tretë.
Stadiumi i Bayern Munichut ka pritur finalen në vitin 2012, ndërsa për herë të fundit e ka bërë këtë në vitin 2025. Ndërkohë, “Camp Nou” do ta presë finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2029. Edhe stadiumi i Barcelonës do të jetë nikoqir i finales për herë të tretë.
Finalja e vitit 2027 tashmë është caktuar të zhvillohet në “Estadio Metropolitano” në Madrid, më 5 qershor 2027.



