Policia paralajmëron për mesazhe mashtruese: Po përdoren emri, logot dhe vulat e institucioneve
15 shtator 2026
| 14:53
Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët për qarkullimin e mesazheve mashtruese dhe dokumenteve të falsifikuara, të cilat përdorin në mënyrë të paautorizuar emrin, logot, vulat dhe nënshkrimin e institucioneve të Kosovës.
Policia ka sqaruar se dokumenti i publikuar nuk është njoftim zyrtar i saj dhe ka bërë thirrje që qytetarët të mos u përgjigjen kërkesave të tilla dhe të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare.
Qytetarët janë këshilluar të mos klikojnë në linqe të dyshimta, të mos hapin faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve dhe të raportojnë rastet tek autoritetet.



