Pritja e vendimit të Hagës, Lladrovci: Nesër në shesh të Drenasit e presi vendimin me qetësi, unitet dhe dinjitet
15 shtator 2026
| 20:33
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tashmë as një ditë para se kur pritet të shpallet vendimi i Dhomace të Specializuara, tha se vendimin do ta presin “me qetësi, unitet dhe dinjitet.”
Nesër në ora 10:00, Lladrovci tha se do ta pret me qytetarët e komunës së vet në shesh.
Postimi i Lladrovcit:
Qytetarë të komunës së Drenasit,
Nesër, më 16 Shtator nga ora 10:00, në Sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, pranë vendit ku është vendosur ekrani me orën e pritjes, jeni të ftuar ta presim vendimin e Hagës së bashku.
Vendimin do ta presim me qetësi, unitet dhe dinjitet!



