Përparim Rama: Prishtina po pret!
16 shtator 2026
| 09:56
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kryeqyteti po i pret çlirimtarët.
“Në shesh kemi vendosur ekranin e madh, që qytetarët ta presin së bashku, me dinjitet verdiktin. Në momente të tilla, duhet të jemi bashkë. Prishtina është dhe do të jetë pranë qytetarëve të saj me shpresë, me dinjitet dhe me besim në drejtësi!”, ka shkruar Rama në “Facebook”.



