Populli tregoi dashurinë për Kosovën, dëshmoi se shteti ynë është i sigurt e i mbrojtur
17 shtator 2026
| 08:32
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas aktgjykimit të Speciales që e ka cilësuar si të pashpjegueshëm, duke vlerësuar reagimin e qytetarëve të Kosovës.
Ramadani ka thënë se qytetarët, të prekur dhe të tronditur nga aktgjykimi, dëshmuan para opinionit ndërkombëtar se Kosova është një shtet i sigurt dhe i mbrojtur.
“Populli tregoi dashurinë për Kosovën. Të prekur thellë e të tronditur nga një aktgjykim i pashpjegueshëm, qytetarët tanë dëshmuan para tërë botës se shteti ynë është i sigurt e i mbrojtur, sepse populli e mbron vet”, ka deklaruar Ramadani.
Deklarata e deputetit vjen në një kohë kur zhvillimet rreth aktgjykimit kanë nxitur reagime publike në Kosovë.



