17 SHTATOR 1991 – LPK NË TAKIM ME PRESIDENTIN RAMIZ ALIA

18 shtator 2026 | 21:38


Ismet Sylejmani,

Më 17 Shtator 1991 ditën e martë, në Tiranë, u prit në takim te Presidenti i Shqipërisë Ramiz Alia, delegacioni i lartë i LPK-së: Sekretari Politik i Komitetit Drejtues të LPK-së Xhavit Haziri, Anetari i Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së Ahmet Haxhiu dhe Anëtari i Kryesisë së Degës Jashtë Vendit të LPK-së Xhavit Haliti!

Kryesues i Delegacionit të Kosovës në Shqipëri, në bërthamën e parë historike të UÇK-ës, ishte Heroi i Kosovës Xhavit Haziri!

Bashkë me Presidentin Ramiz Alia, në takim ishte edhe Këshilltari i Presidentit, Akademik Shaban Sinani!

Takimi i madh dhe historik i Delegacionit të LPK-së me Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia, për fillimin e ushtrimeve ushtarake në Shqipëri dhe përgaditjen e oficerëve të lartë e komandantëve që do të drejtonin luftën e armatosur çlirimtare në Kosovë kundër forcave ushtarako-policore të Serbisë pushtuese në Kosovë u zhvillua 35 vjet më parë në Tiranë, më 17 Shtator 1991!

Në Shtator të vitit 1991, për vizitë zyrtare nga Kosova e viset shqiptare dhe nga Europa për në Shqipëri, kishte udhëtuar delegacioni i LPK-së, në përbërje: Xhavit Haziri, Sekretari Politik i Sekretariatit të Komitetit Drejtues të LPK-së, Ismet Sylejmani, Anëtar i Komitetit Drejtues të LPK-së, Ahmet Haxhiu, Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, Arif Seferi Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së nga Viset dhe Xhavit Haliti, Anëtar i Kryesisë së Degës Jashtë Vendit të LPK-së!

Gjatë asaj vizite historike delegacionin e lartë të LPK-së e kishte pritur dhe e shoqëronte në Shqipëri, Kristaq Porodini, Instruktor Politik, në Sektorin e Kosovës, në Komitetin Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë!

Këta janë njerëzit e parë në botën ilegale patriotike politike shqiptare, që e mësuan të parët se u morr vendimi i madh historik nga Presidenti i Shqipërisë, se do të shkonin grupet e para nga Kosova në Shqipëri, që më vonë njihen si grupi i Adem Jasharit dhe grupi i Zahir Pajazitit!

Ish-Anëtar i Delegacionit të LPK-së,
Prishtinë, 18 Shtator 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur edhe sonte në…