‘Jo në emrin tim’, përfundon protesta për çlirimtarët
18 shtator 2026
| 12:48
Protesta e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përfunduar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në protestë morën pjesë qytetarë të shumtë, të cilët shprehën qëndrimet e tyre kundër aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Protesta u zhvillua me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”, ndërsa një nga mesazhet e përcjella nga protestuesit ishte: “Jo në emrin tim!”.



