“Të gjithë në shesh, për UÇK-në”, studentët e Prizrenit paralajmërojnë protestë në Prishtinë
Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka bërë thirrje për pjesëmarrje në një tubim që pritet të mbahet të hënën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, Parlamenti Studentor ka bërë thirrje për pjesëmarrje, duke e lidhur tubimin me UÇK-në, drejtësinë dhe historinë e Kosovës.
“Të hënën, të gjithë në shesh! Për UÇK-në, për drejtësinë, për historinë tonë”, thuhet në njoftim.
Në fund të mesazhit, Parlamenti Studentor ka theksuar: “Jo në emrin e studentëve!”, duke e paraqitur këtë si qëndrim të institucionit studentor, pas verdiktit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas posterit të publikuar në rrjetet sociale, tubimi do të nisë në ora 12:00 dhe mban moton “Studentët për Drejtësi”.



