Mbahet protestë në mbështetje të çlirimtarëve në Shtime

19 shtator 2026 | 21:28

Sonte, në Sheshin “Ahmet Shtimja”, u mbajt një protestë qytetare kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së.

Protestuesit shprehën qëndrimin e tyre përmes thirrjeve “UÇK, UÇK” dhe “Hashim Thaçi”, ndërsa mesazhi kryesor i protestës ishte: “Jo në emrin tim”.

Para të pranishmëve folën Avdullah Musliu, veteran i UÇK-së, Demrije Salihaj, motër e një dëshmori, dhe Fitim Xhemshiri, djalë i një dëshmori. Ata përcollën qëndrimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale dhe me figurat e luftës së UÇK-së.

Protesta u zhvillua si shprehje publike e kundërshtimit ndaj vendimit dhe në mbështetje të krerëve të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgimtarë shqiptarë janë mbledhur sonte në Köln të Gjermanisë në…