Laporta i revoltuar: Kjo pauzë e kombëtareve nuk ka fare kuptim

20 shtator 2026 | 13:15

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka kritikuar ashpër kalendarin ndërkombëtar dhe pauzën e kombëtareve, duke e konsideruar atë të dëmshëm për klubin dhe futbollistët.

“Kjo pauzë e kombëtareve nuk ka fare kuptim. Ma thoshte edhe trajneri Hansi Flick ditët e fundit: katër ndeshje në tri javë përfaqësojnë një ndërprerje që na dëmton drejtpërdrejt dhe na prish plotësisht ritmin”, deklaroi Laporta.

Numri një i klubit katalanas e kritikoi edhe numrin në rritje të kompeticioneve ndërkombëtare.

“Përveç Botërorit dhe Kampionatit Evropian, tani e kemi edhe Ligën e Kombeve. Ka vërtet shumë turne dhe shumë ndeshje. Kalendari është tashmë i stërngarkuar dhe ata që e paguajnë çmimin më të lartë janë futbollistët. Ndërsa objektivi ynë i vetëm është që ata të fitojnë tituj me fanellën e Barcelonës”, shtoi ai.

Laporta e rikujtoi edhe rastin e Raphinhas nga sezoni i kaluar.

“Vitin e kaluar na ndodhi me Raphinhan. Ai ishte në një formë fantastike kur u largua, por më pas, për shkak të udhëtimeve të vazhdueshme dhe angazhimeve të njëpasnjëshme, ndodhën një sërë rrethanash të pafavorshme. Stafi mjekësor na kishte paralajmëruar për rrezikun e dëmtimit dhe, për fat të keq, pikërisht kështu ndodhi”, u shpreh presidenti i Barcelonës.

Në fund, Laporta bëri të ditur se klubi do të ndërmarrë hapa konkretë për këtë çështje.

“Ne synojmë të flasim drejtpërdrejt me UEFA-n dhe FIFA-n, në mënyrë që kjo situatë të zgjidhet njëherë e përgjithmonë”, përfundoi Laporta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e papublikuar më parë sjell pamje të rralla…