Vritet një person në Sarandë, plagoset një kalimtar

20 shtator 2026 | 10:45

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri paraditen e së dielës në Sarandë.

Nga të shtënat, mësohet se ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar, i cili dyshohet se është prekur aksidentalisht nga plumbat, shkruan Euronewsal.

Policia shqiptare ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të atentatit, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar kontributin e komunitetit…