Klestori nga protesta: Çdo ushtar i UÇK-së është krenar me këtë rini

23 shtator 2026 | 23:11

Klestori, djali i Kadri Veseli, ka marrë pjesë sonte në protestën “Jo në emrin tim” në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ai tha se beson që veteranët dhe ushtarët e UÇK-së, përfshirë ata që nuk janë më në mesin e të gjallëve, do të ishin krenarë me rininë që po merr pjesë në protestë.

“Unë mendoj që çdo veteran e çdo ushtar i UÇK-së, ata që janë gjallë e ata që na shohin nga qielli, kishin qenë krenarë me këtë rini”, tha Klestor për Indeksonline.

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet për të tetën ditë me radhë në Prishtinë, në kundërshtim me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valdete Daka, ish-kryetare e KQZ-së në ”Click” të RTV21 ka…