Latif Gashi për Specialen: Turp për drejtësinë ndërkombëtare – mendoja se nuk ka gjykata më të padrejta sesa të UNMIK-ut dhe EULEX-it

23 shtator 2026 | 22:01

Latif Gashi, ish-komandant i UÇK’së në Zonën e Llapit, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se ka menduar që nuk ka gjykata më të padrejta sesa të UNMIK dhe e EULEX-it.

Por, ai tha se Gjykata Speciale është akoma jashtëzakonisht më e padrejtë.

“Kam mendu që nuk ka mision më të padrejtë e gjykata se UNMIK dhe EULEX, dhe kanë qenë të padrejta. Në raport me mua dhe bashkëluftëtrë te tjerë”.

“Por, sot kjo gjykatë, e kemi jashtëzakonisht të padrejtë, diçka që në asnjë normë juridike nuk është bazuar”.

“Ka pasur momente që m’u kanë dhimbtë ata gjykatës që e kanë lexuar, ka qenë turpi i një bashkësie ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka komentuar…