Hasani për Qeverinë Kurti: Për çdo palë zgjedhje ndan nga 200 milionë euro, për krerët e UÇK-së ndau rreth 40 milionë

24 shtator 2026 | 19:43

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka kritikuar ashpër shtetin e Kosovës në raport me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka bërë me dije se Qeveria e Kosovë ka bërë fare pak në këto 6 vite për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Në një intervistë në TËVË1, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës për çdo palë zgjedhje po ndanë mbi 200 milionë për fitimin e votave, kurse për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së ka ndarë rreth 40 milionë.

Sipas tij, ka qenë poshtëruese bërja publike e fondit për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Ne nëse i japim mbi 200 milionë euro çdo palë zgjedhje për me i fitu votat, unë mendoj se ka qenë me qellim malicioze e poshtruese bërja publike e 20, 30, apo 40 milionë( që shteti ka dhënë për krerët e UÇK), që u bë publike para 6 muajve. Kjo është e papranueshme”, ka thënë Hasani.

Ai ka bërë me dije se kjo nuk i bën nder Kosovës.

“40 milionë në krahasim me 200 milionë apo me shumë, në çdo palë zgjedhjes, kjo nuk i bën nder Kosovës. Kjo sot dikujt mund t`i vije mirë, por historia do të jetë e pamëshirshëm ndaj tyre”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen…