Kurti thellohet në bisedë me ministrin Murati teksa del nga Kuvendi, shmang pyetjen për takimin me Bedri Hamzën
28 shtator 2026
| 10:02
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shmangur pyetjen e gazetarëve lidhur me takimin e mbrëmshëm me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Teksa po kalonte nëpër oborrin e Qeverisë, Kurti u pyet nga gazetarët për detajet e takimit me Hamzën.
Kurti nuk iu përgjigj pyetjes, madje nuk e ktheu as kokën në drejtim të gazetarit që ia parashtroi atë.
Ai vazhdoi rrugën duke biseduar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, pa dhënë ndonjë koment për takimin me kreun e PDK-së.



