PDK sot mban konferencë për medie
29 shtator 2026
| 08:31
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot një konferencë për medie.
Sipas njoftimit të kësaj partie, konferenca do të mbahet në selinë qendrore të PDK-së, duke filluar nga ora 11:00.
PDK-ja nuk ka bërë të ditur se cila do të jetë tema e konferencës apo çështjet që do të trajtohen para mediave.
Njoftimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës mban nesër (e martë, 29 shtator), konferencë për medie.
Vendi: Selia qendrore e PDK-së
Koha: 11:00



