Ligji për Byronë Shtetërore miratohet në Komisionin për Legjislacion

30 shtator 2026 | 14:53

Komisioni për Legjislacion ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore, si dhe pesë projektligjet e Pakos së Reformës në Drejtësi.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se këto projektligje prekin themelet e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

“Këto gjashtë ligje janë fundamenti i reformës së thellë të sistemit të drejtësisë, për të cilën jemi zotuar para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Qytetarët e vendit tonë e presin këtë prej shumë vitesh. Shteti ligjor, kudo dhe në çdo strukturë, nuk do të mbetet vetëm një premtim”, ka shkruar ajo.

Gërvalla është shprehur e bindur se këto projektligje do të miratohen edhe në Kuvendin e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka…