Dhomat e Specializuara – Katalizator konfliktesh të reja në Ballkan

01 tetor 2026 | 21:35

Shkruan: Bardhyl Mahmuti 

Më vjen për të pështirë kur dëgjoj disa politikanë të Kosovës që përpiqen të arsyetojnë vendimin e 16 shtatorit 2026 me “argumentin” se “atë gjykatë nuk e ka formuar as Rusia e as Serbia, por është gjykatë e Kosovës, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës, me ligjin e miratuar në Kuvendin e Kosovës”. Qëndrimet e tilla m’i kujton disa “përfaqësues të popullit” në Kuvendin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, të cilët, pas votimit nën presion të ndryshimeve kushtetuese më 23 marsit 1989, që i hoqi edhe autonomi të cunguar të Kosovës, propagandonin se duhet të heshtim për shkak se përfaqësuesit shqiptarë i kanë votuar këto ligje!

Të gjithë jemi dëshmitarë se vendimet e padrejta të vitit 1989 dhe ambiciet hegjemoniste serbe sollën konfliktet e armatosura me pasoja jashtëzakonisht të mëdha në tërë hapësirën e ish-Jugosllavisë.

Pikërisht për arsye se për nga përkufizimi Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, me vendimin e 16 shtatorit 2026, ata kriminalizuan luftën çlirimtare të popullit shqiptar për realizimin e qëllimit politik: pavarësinë e Kosovës dhe krijuan një precedent, që paraqet rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë publike të vendit tonë!

Situata është e jashtëzakonshme dhe kërkon përgjigje urgjente: zhbërjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës, që nuk janë asgjë tjetër, pos katalizator i konflikteve të ardhshme në këtë pjesë të Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar pas…