Këta janë tre të dyshuarit që u kapën me rreth 1 kg marihuanë në Dollc

01 tetor 2026 | 09:36

Këta janë emrat e tre personave të dyshuar për posedim të narkotikëve, të cilët u arrestuan mbrëmë gjatë një kontrolli policor në fshatin Dollc të Klinës.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të arrestuarit janë Ylli Neziri, Behar Zymberi dhe Amerilda Kurti.

Tre të dyshuarit u ndaluan rreth orës 23:35 të 30 shtatorit, kur Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë, në bashkëpunim me Stacionin Policor në Klinë, ndaloi për kontroll një veturë të tipit Audi A6.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh u gjet rreth 1 kilogram substancë e dyshuar si marihuanë.

Përveç narkotikëve, policia ka sekuestruar edhe 1,250 euro para të gatshme, tre telefona mobilë, dy thika dhe veturën.

Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga DHTN në Pejë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kalifornia dhe gjashtë shtete të tjera ngritën një padi kundër…