Mirjeta Durmishi me mesazh në Tetorin Rozë: “Mos e shtyj, kontrollohu sot”

01 tetor 2026 | 18:40

Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, këshilltarja politike e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Mirjeta Durmishi, ka bërë thirrje për kontrolle të rregullta shëndetësore dhe zbulim të hershëm të sëmundjeve. Përmes një postimi në Facebook, Durmishi ka përcjellë mesazhin “Mos e shtyj”, duke u bërë thirrje grave që të mos i shtyjnë kontrollet shëndetësore për një ditë tjetër.

“Ndonjëherë themi: ‘Do të shkoj nesër…’, ‘Kur të kem kohë…’, ‘S’kam asgjë…’. Por shëndeti nuk duhet të presë”, ka shkruar Durmishi. Ajo ka theksuar rëndësinë e kontrolleve dhe zbulimit të hershëm, duke u bërë thirrje grave që të kujdesen për shëndetin e tyre. “Pas çdo kontrolli mund të fshihet një mundësi për ta kapur një sëmundje në kohë. Dhe pas çdo zbulimi të hershëm mund të jetë një jetë e shpëtuar”, thuhet në postim. Durmishi ka përcjellë edhe një mesazh emocional për rëndësinë e kujdesit ndaj vetes, duke u bërë thirrje grave që të mendojnë edhe për familjet dhe njerëzit e tyre të dashur. “Ti je e rëndësishme. Për veten tënde. Për fëmijët e tu. Për familjen tënde. Për ata që të duan dhe nuk mund ta imagjinojnë jetën pa ty”, ka shkruar ajo. Në fund të mesazhit, këshilltarja e ministrit të Shëndetësisë ka përsëritur thirrjen për të mos i shtyrë kontrollet:

“MOS E SHTYJ. Kontrollohu sot.”

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkurte Kajtazi shpall të pavlefshme dëftesën e shkollës fillore “Musa…