Nasim Haradinaj, ish-krerëve në Hagë: Ose do t’ju sjell juve këtu, ose do të vij atje

01 tetor 2026 | 17:21

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka mbajtur fjalim para protestuesve në shesh, duke kërkuar drejtësi për çlirimtarët.

“UÇK tjetër nuk ka. Ne kërkojmë vetëm drejtësi, drejtësi dhe zbulim të krimeve patjetër, sepse shumë të tjerë po mundohen ta keqpërdorin”, tha Haradinaj.

Ai iu drejtua edhe ndërkombëtarëve, duke thënë se nuk pranon, sipas tij, që të ofendohen masakrat e ndodhura në Kosovë.

“Ju falëm besimin, sepse na patën besuar. Prandaj, ndërkombëtarë, nuk mund të na mashtroni. Nuk pranojmë të ofendohen mbi 400 masakra, nuk pranojmë të ofendohet gjaku ynë. Nga sot e tutje, të gjithë UÇK”, u shpreh ai.

Në fund të fjalimit, Haradinaj iu drejtua me një mesazh edhe ish-krerëve në Hagë.

“Shkoni ju atje në Hagë, ju përshëndet Nasimi që ju e njihni në Hagë. Ose do t’ju sjell juve këtu, ose do të vij atje”, deklaroi Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Prijësi i protestave të 1 Tetorit 1997, publicisti Muhamet Mavraj…