BE-ja konfirmon: Janë gjetur mjetet për të mbuluar nevojat e Ukrainës për 2026-n

02 tetor 2026 | 08:26

Misteri rreth mungesës prej 24 miliardë eurosh të Ukrainës mori fund papritur të enjten, pasi Komisioni Evropian konfirmoi se nevojat financiare dhe ushtarake të vendit për vitin 2026 janë plotësisht të mbuluara.

Komisioni Evropian ka përfunduar se nevojat financiare dhe ushtarake të Ukrainës për këtë vit janë plotësisht të mbuluara, një muaj pasi Kievi kishte sinjalizuar një mungesë prej 23.92 miliardë eurosh në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke befasuar Brukselin, shkruan Euronews

“Sot, përmes përpjekjeve të koordinuara të përbashkëta, kemi identifikuar mjetet për të mbuluar nevojat buxhetore dhe të mbrojtjes së Ukrainës për vitin 2026”, thuhet në një deklaratë të Komisionit Evropian, e publikuar të enjten nga presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.

“Gjithashtu, kemi rikonfirmuar hapat e nevojshëm për të siguruar që këto mjete të vihen në dispozicion në kohën e duhur.”

Me këtë, Komisioni Evropian i jep fund debatit që nisi në fund të gushtit, kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u bëri thirrje aleatëve të mbulonin mungesën prej 23.92 miliardë eurosh, duke paralajmëruar se furnizimet me armë të nevojshme ishin në rrezik.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një raund të ri sanksionesh…