Takim diplomatik në Nju-Jork, ambasadori Reka uron konsullin e Xhamajkës për detyrën e re
03 tetor 2026
| 13:26
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, është takuar me konsullin e përgjithshëm të Xhamajkës, Oliver Mair, gjatë një pritjeje diplomatike.
Reka ka bërë të ditur takimin përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se Mair-it i ka uruar detyrën e re në Nju Jork.
“Me konsullin e përgjithshëm të Xhamajkës Oliver Mair, në pritjen diplomatike mbrëmë, duke i uruar postin e ri në Nju Jork”, ka shkruar Reka.



