Shtimja miraton buxhetin për vitin 2027

04 tetor 2026 | 08:55

Komuna e Shtimes ka njoftuar se Kuvendi Komunal ka miratuar me vota unanime Buxhetin e Komunës për vitin 2027, në vlerë prej 11,928,466 euro.

Sipas komunës, miratimi i buxhetit i hap rrugën realizimit të projekteve të planifikuara, adresimit të kërkesave të qytetarëve dhe përmbushjes së prioriteteve zhvillimore.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Besnik Ahmeti, ka falënderuar anëtarët e Kuvendit Komunal për bashkëpunimin dhe kontributin gjatë procesit të miratimit të buxhetit.

Ahmeti ka vlerësuar se buxheti për vitin 2027 përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të projekteve dhe prioriteteve në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të komunës.

Buxheti është miratuar më 3 tetor 2026.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shkuar me tren në kryeqytetin…