Tha se s’kishte asgjë për të deklaruar, dogana ia zbulon mbi 13 mijë euro të padeklaruara

04 tetor 2026 | 09:57

Zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit kanë përzgjedhur për kontroll një automjet të tipit Shkoda Superb, me targa të Maqedonisë së Veriut, të drejtuar nga një shtetas i këtij vendi.

I pyetur nëse kishte diçka për të deklaruar për Doganën, drejtuesi i automjetit është përgjigjur se nuk kishte “asgjë për të deklaruar”.

“Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë kanë zbuluar 11.980 euro dhe 84.500 denarë maqedonas, të cilat ishin të fshehura dhe nuk ishin deklaruar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Vlera e përgjithshme e mjeteve monetare të padeklaruara, pas konvertimit në euro, është 13.353,98 euro. Mjetet monetare janë konfiskuar”, vijon njoftimi.

“Dogana e Kosovës rikujton se, sipas nenit 33, paragrafit 1, të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10.000 euro apo më shumë, ose kundërvlerën në valuta të tjera, duhet të deklarojë pranë Doganës së Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri në përfundimin e…