Çitaku: Votimi i Ligjit për Specialen është obligim kombëtar, presidenti çështje tjetër

05 tetor 2026 | 16:19

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se votimi i Projektligjit për Dhomat e Specializuara është obligim jo vetëm politik, por edhe kombëtar.

Sa i përket çështjes së presidentit, Çitaku ka thënë se bëhet fjalë për një çështje tjetër.

“Votimi i ligjit është obligim, detyrim, jo vetëm politik, por edhe kombëtar. Në ndërkohë, çështja e presidentit është çështje marrëveshjeje. Janë çështje të ndara. Ne nuk negociojmë për ligjin”, është shprehur Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Disa protestues janë pozicionuar para hyrjes së objektit të Qeverisë…