Gucati: Vetëm Serbia na ka bërë këtë, këtë e bëri Albini sot

05 tetor 2026 | 22:14

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, është deklaruar para Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas zhvillimeve të sotme gjatë protestës para Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Gucati ka kritikuar ashpër veprimet e Policisë së Kosovës, duke thënë se në protestë nuk kishte pasur provokime ndaj policëve.

“Nuk sulmohen invalidët, veteranët, fëmija e dëshmorëve nuk sulmohen kështu çka ka bë sot Albini. Është turpi më i madh, këtë vetëm Serbia ka bë. Serbia na ka përndjek, na ka vrarë, e këtë e bëri Albini sot. Çka bëri sot këtu na provokoi. Ne nuk kishim ty për me provoku policinë. Nuk kishim, kanë qenë gazetarët me neve bashkërisht, asnjë polic nuk e kena provoku, asnjë nuk e kena shty, përveç atyre që sulmuan”, ka deklaruar Gucati.

Ai ka reaguar pas përleshjeve dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga Policia e Kosovës gjatë protestës së zhvilluar pranë Kuvendit, ku protestuesit kërkonin që të procedohet për votim në lexim të dytë Ligji për Dhomat e Specializuara.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish i burgosuri politik, Nait Hasani ka dalë ballë policëve…