Reçica publikon pamje: Policia të mos përdorë dhunë ndaj fëmijëve të dëshmorëve e të veteranëve
05 tetor 2026
| 22:36
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, i bën thirrje Policisë së Kosovës të mos përdorë dhunë ndaj qytetarëve që po protestojnë.
Në një postim në FB, krahas pamjeve të publikuara, Reçica shkruan:
I bëj thirrje Policisë së Kosovës të mos i nënshtrohet diktatit politik për të përdorur dhunë të papranueshme ndaj qytetarëve, studentëve, fëmijëve të dëshmorëve e të veteranëve dhe vetë ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët sot janë në shesh për ta mbrojtur UÇK-në.
Uniforma e Policisë së Kosovës bart përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe ligjit. Asnjë urdhër politik nuk e justifikon dhunën ndaj protestuesve!
Respektojeni të drejtën e tyre. Dëgjojeni zërin e tyre. Mbrojeni dinjitetin e tyre!



