Protesta në mbrojtje të UÇK-së, Syla: 11 qytetarë dhe 1 polic kërkuan ndihmë mjekësore

05 tetor 2026 | 22:50

Nga Qendra Klinike dhe Univeristare e Kosovës janë bërë të ditur edhe shifrat e të lënduarve si pasojë e tensionimit të situatës gjatë protestës para Kuvendit të Kosovës.

Gjatë kësaj proteste, policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit.

Si pasojë e kësaj, nga QKUK-ja kanë thënë se 11 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësorë, si dhe një polic.

“Kryesisht janë lëndime të lehta, si për shembull nga gazi lotjsellës. Të lënduarit janë të moshave të ndryshme, prej adoleshentë deri në rreth 40-vjeçar. Të gjithë janë trajtuar në qendrën emergjente dhe pas trajtimit janë lëshuar për në shtëpi.”, ka thënë Naser Syla, drejtor i Emergjencës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, i bën thirrje Policisë së…