Meliza Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje
07 tetor 2026
| 23:20
Opinionistja Meliza Haradinaj është shprehur se vonesat e krijuara gjatë muajve të fundit dhe shkuarja në zgjedhje kanë qenë, sipas saj, pjesë e një qëllimi politik të kryeministrit Albin Kurti.
Haradinaj ka deklaruar se beson se Kurti ka synuar që t’ia pamundësojë presidentes Vjosa Osmani vazhdimin e mandatit të saj në krye të shtetit.
“Unë mendoj se të gjitha vonesat që janë bërë muajve të fundit dhe shkuarja në zgjedhje është rezultat i qëllimit politik të z.Kurti që t’ia pamunësojë znj.Osmani të qëndrojë edhe një mandat presidente”, u shpreh ajo.



