Emiri i Katarit uron presidenten Shiroka-Pula: T’i forcojmë më shumë marrëdhëniet

08 tetor 2026 | 14:28

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, e ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pulën, me rastin e betimit të saj në detyrë.

Në një telegram urimi të publikuar nga Amiri Diwan i Katarit, Emiri i ka uruar Shiroka-Pulës sukses në ushtrimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Ai ka shprehur gjithashtu dëshirën që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Katarit të vazhdojnë të zhvillohen dhe të forcohen më tej.

“Duke i uruar asaj sukses në përmbushjen e detyrave të saj dhe marrëdhënieve mes dy vendeve më shumë zhvillim dhe përparim”, është thënë në njoftimin zyrtar të Amiri Diwan.

Urimi është bërë një ditë pasi Justina Shiroka-Pula ka bërë betimin presidencial.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se Kosova ka…