Radojiçiqi i lirë në Kragujevc, në krah të djalit të Vuçiqit

10 tetor 2026 | 11:05

Millan Radojiçiq, i cilësuar si organizator i sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është parë në Kragujevc të Serbisë, nën përcjelljen e Policisë së Serbisë, së bashku me Danilo Vuçiqin, djalin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në kuadër të fushatës së Partisë Progresive Serbe (SNS).

Në vend që të përballet me drejtësinë për rolin e tij në sulmin e armatosur në veri të Kosovës, Radojiçiq shfaqet i lirë dhe i shoqëruar nga truprojat e tij. Sipas informacioneve të publikuara, disa prej tyre dyshohet se kanë qenë të pranishëm edhe gjatë sulmit në Banjskë.

Paraqitja e tij publike në Serbi, në shoqërinë e familjarëve të kreut të shtetit serb dhe nën përcjelljen e policisë, ngre sërish pikëpyetje për mungesën e përgjegjësisë për sulmin që tronditi Kosovën dhe përfundoi me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

Pavarësisht se sa kohë kalon dhe sa pak veprime ndërmerren për ta sjellë para drejtësisë, Kosova nuk e harron Banjskën dhe as viktimën e saj.

Ndoshta Bashkimi Evropian ka harruar, por Republika e Kosovës jo. Herët a vonë, Millan Radojiçiq duhet të përballet me drejtësinë për sulmin në Banjskë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar…