Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë në paraburgim

14 tetor 2026 | 16:02

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ish-deputetit Gani Geci, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Caktimi i kësaj mase u bë pas mbajtjes së seancës dëgjimore nga gjyqtari i procedurës paraprake Albert Haliti, mëson “Betimi për Drejtësi“.

Më herët, “Betimi për Drejtësi” raportoi për përmbajtjen e kërkesës së Prokurorisë, ku thuhet se kanosja ndodhi në zyrat e portalit “Vox Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Punonjëset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” sot i…