Blerim Latifi për protestat: Luftë hibride në prag të integrimit të Shqipërisë në BE

19 tetor 2026 | 21:34

Analisti Blerim Latifi, ka thënë se ajo që po ndodh në Shqipëri është luftë hibride kundër Shqipërisë.

Ai tha se kjo luftë hibride është nga shërbimet armiqësore sekrete kundër Shqipërisë.

Sipas Latifit, qëllimi është që të pengohet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Ky është një operacion i mriëmenduar dhe mirefinancuar i një lufte hibride kundër Shqipërisë, ku Shqipëria është në prag të Bashkimit Evropian. Nuk është e rëndësishme që Shqipëria e përmbylli një kapitull të rëndësishëm, shpërtheu dhuna”, tha Latifi në T7.

“Nëse Shqipëria bashkë me Malin e ZI pas 2 viteve bëhen pjesë e BE-së, gjitha ekuilibrat në rajon ndryshojnë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti…