Sot mblidhen dy komisione parlamentare

19 tetor 2026 | 09:28

Dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 19 tetor.

Komisioni për Integrim Evropian do të shqyrtojë Planin e Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026. Në rend dite janë edhe miratimi i rendit të ditës dhe i procesverbaleve nga mbledhjet e 2 dhe 6 tetorit.

Mbledhja e këtij komisioni do të mbahet në orën 10:00, në sallën N-303.

Po ashtu, në të njëjtën orë do të mblidhet edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ky komision do të shqyrtojë dhe miratojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe Planin e Punës për sesionin vjeshtor të këtij viti.

Në rend dite janë edhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e 1 tetorit dhe pika të ndryshme.

Mbledhja do të mbahet në sallën N-302.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se secili polic…