Industria në Kosovë shënon rritje prej 8.56% në gusht

20 tetor 2026 | 11:26

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë për muajin gusht 2026, sipas të cilave sektorët e industrisë shënuan rritje prej 8.56 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak.

Sipas ASK-së, rritja më e madhe sipas aktivitetit ekonomik u regjistrua në furnizimin me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, me 18.61 për qind. Pasoi furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave me 12.91 për qind, industria nxjerrëse me 11.30 për qind dhe industria përpunuese me 4.25 për qind.

Ndërkohë, numri i të punësuarve në sektorët e industrisë u rrit për 3.08 për qind në raport me gushtin e vitit 2025.

Rritje të punësimit pati në industrinë përpunuese me 3.98 për qind, në furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbeturinave me 2.19 për qind, si dhe në furnizimin me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 0.96 për qind. Në industrinë nxjerrëse u regjistrua rënie prej 9.64 për qind.

Sipas të dhënave të ASK-së, fondi i pagave dhe mëditjeve në sektorët e industrisë shënoi rritje prej 18.91 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

Rritja më e madhe e fondit të pagave u regjistrua në industrinë përpunuese, me 21.32 për qind, e ndjekur nga furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 14.61 për qind, furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave me 10.49 për qind, si dhe industria nxjerrëse me 6.36 për qind.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Përmes rrjeteve sociale, modelja ka publikuar një apel drejtuar publikut...…