Rama vendos karrige para kryeministrisë me thirrjen për dialog
Një ngjarje e veçantë ka ndodhur këtë mëngjes para kryeministrisë në Shqipëri.
Para godinës qeveritare janë vendosur disa karrige që ngjajnë si ato që përdoren brenda institucionit.
Mbi ta janë vendosur letra që shkruajnë: Dialog.
Ky veprim vjen nga vetë kryeministri Rama, pas apeleve të shumta të tij dhe ministrave që protestuesit të dialogojnë për kërkesat e tyre.
Rama e ka bërë gjithashtu të qartë se me dhunë dhe me këtë mënyrë proteste ai nuk ka ndërmend të negociojë largimin e tij apo kërkesa të tjera të protestuesve.
“Kush do dialog, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe ata që nuk distancohen nga dhuna”, shprehet Rama pasi sistemon karriget.



