Gani Geci përfundon në spitalin e Pejës

21 tetor 2026 | 15:25

Gani Geci është shoqëruar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, pas disa shqetësimeve shëndetësore.

Burime të IndeksOnline pohojnë se Geci shfaqi shqetësime me zemrën, teksa u dërgua me urgjencë në spital. Të njëjtat burime pohojnë se Geci po trajtohet në repartin adekuat, për luhatje të tensionit. Problemi shëndetësor i Gecit u shfaq dje pas orës 6, me ç’rast njësitet relevante e shoqëruan në spital. Kujtojmë se atij iu shqiptua masa e paraburgimit për një muaj, pas kanosjes që i kishte bërë gazetarit Lirim Mehmetaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari Bedri Hamza e ka njoftuar sot Kryesinë e PDK-së…