Sulm me dron ndaj fushës së naftës në Arabinë Saudite: Raportohen dy viktima dhe të plagosur

21 tetor 2026 | 22:45

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në lindje të Arabisë Saudite, pasi mbetjet e një droni të asgjësuar nga sistemet e mbrojtjes ranë pranë një strukture në fushën strategjike të naftës Shaybah.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, viktimat janë shtetas nga Filipinet dhe Nepali, ndërsa të plagosurit janë nga Pakistanit dhe India. Droni, i cili dyshohet se kishte si synim goditjen e infrastrukturës energjetike, u neutralizua në ajër përpara se të arrinte objektivin.

Autoritetet saudite nuk kanë zbuluar ende se nga cila zonë u lëshua mjeti fluturues apo kush qëndron pas këtij sulmi. Pavarësisht incidentit të rëndë, operacionet e nxjerrjes së naftës në fushën e Shaybah vijojnë normalisht pa ndërprerje në prodhim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një aksident tragjik në shtetin amerikan të Utah-s ka marrë…