Lëndimi i Sakës shqetëson Arsenalin: Situata nuk është aspak e mirë

22 tetor 2026 | 17:01

Bukayo Saka është lënduar gjatë ndeshjes së Arsenalit ndaj Bayern Munichut, të mërkurën.

Teksa po tentonte të bënte një pasim për ta ndërruar krahun e lojës, ai është rrëzuar menjëherë në tokë, duke mbajtur këmbën e majtë. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te “Topçinjtë”.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri Mikel Arteta ka thënë se lëndimi i futbollistit anglez nuk duket aspak i mirë.

“Mjekët janë pak të shqetësuar. Kur një lojtar duhet të largohet nga fusha me dhimbje shumë të forta, nuk është kurrë lajm i mirë, por duhet të presim dhe të shohim. Fatkeqësisht, situata nuk duket aspak e mirë”, ka deklaruar trajneri spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Futbollisti i talentuar Erblin Osmani ka përjetuar një vit të…