UÇK-ja dhe krerët e saj duhet të mbrohen me gjithë qenien tonë
23 tetor 2026
| 08:15
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur lidhur me kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend.
Ai ka thënë se për çështjen e mbrojtjes së krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndaj tyre.
Duke folur në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Haxhiu tha se UÇK-ja dhe krerët e saj duhet të mbrohen me gjithë qenien.
“Për mua dhe për të gjithë ata qytetarë që kanë protestuar e shumë të tjerë që i kanë mbështetur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe krerët e saj, janë gjërat të cilat ne i mbrojmë me gjithë qenien tonë”, u shpreh Haxhiu.



