21 aktakuza në 24 orët e fundit

10 qershor 2025 | 11:54

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 21 aktakuza, kundër 23 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 11 persona.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tetë persona, si dhe ka ngritur pesë aktakuza

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër  aktakuza, kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, prokuroria në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person.

Kurse në Gjilan, gjatë kësaj periudhe janë ngritur tri  aktakuza, kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale janë ngritur në në Gjakovë.

Një person do të përballet me aktakuzë në qytetin e Mitrovicës për këtë 24-orësh, ndërsa në Ferizaj gjashtë persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…