Krasniqi: Lidhja e Prizrenit ishte zgjimi i ndërgjegjes kombëtare dhe modeli i bashkimit shqiptar

10 qershor 2025 | 11:52

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar 146-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke e cilësuar atë si një moment historik që zgjoi ndërgjegjen kombëtare dhe hapi rrugën drejt krijimit të shtetit shqiptar.

“Më 10 qershor 1878, shqiptarët nga të gjitha trevat u bashkuan për herë të parë në shekuj rreth një qëllimi të madh: mbrojtjen e tokave shqiptare dhe ndërtimin e një shteti të përbashkët”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Ai ka theksuar se Lidhja e Prizrenit nuk ishte vetëm një akt historik, por një pikë kthese në organizimin politik dhe ushtarak të shqiptarëve, duke e krahasuar me epokën e Skënderbeut.

“Nën udhëheqjen e Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit dhe Sulejman Vokshit, shqiptarët morën rol aktiv, politik dhe ushtarak, në mbrojtje të të drejtave të tyre. Ata dhanë modelin e bashkimit, lidershipit dhe sakrificës, një trashëgimi që frymëzoi breza të tërë deri te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe më vonë e Kosovës. Nderim të përjetshëm!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Fatmir Krasniqi, mësimdhënës i pensionuar ShFMU “Elena Gjika”, është…