Veprimtari Sali Bislimi: Në Namur, familja e Hashim Shalës pret dhe përcjell ata që angazhohen për UÇK-në dhe ish-presidentin Thaçi

02 nëntor 2026 | 22:38

Veprimtari Sali Bislimi ka ndarë një postim për mikpritjen dhe kontributin e familjes së Hashim Shalës në Namur të Belgjikës, veçanërisht të djalit të tij, Elbasanit, i cili në hotelin e tij pret dhe përcjell njerëzit që angazhohen në misione në mbështetje të UÇK-së dhe ish-presidentit Hashim Thaçi me bashkëluftëtarë.

Bislimi ka treguar se gjatë udhëtimeve drejt Hagës, ndalesa në Namur është bërë e rëndësishme për të, pasi aty e pret familja Shala, të cilën e përshkruan si familje me traditë patriotike dhe mikpritje të veçantë.

Ai ka vlerësuar përkushtimin e Elbasan Shalës, duke theksuar se mikpritjen e ka kthyer në një kod të veçantë, ndërsa hotelin e tij në një vendtakim ku zhvillohen biseda për Kosovën dhe sfidat e saj.

Sipas Bislimit, Elbasani, me prejardhje nga Ujmiri dhe emrin e qytetit të Elbasanit, është një kontribuues i kauzës kombëtare, i cili nuk njeh lodhjen dhe vazhdon të dëshmojë përkushtim ndaj vendit.

Në postimin e tij, Bislimi ka vlerësuar edhe integrimin e Elbasanit në shoqërinë belge, duke e cilësuar atë si shembull të integrimit në dimensione të ndryshme, pa e humbur lidhjen me atdheun.

Në fund, ai i ka shprehur mirënjohje mikut të tij, Elbasan Shalës, për mikpritjen dhe kontributin e tij.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjatë intervistës për “Channel 5” me gazetarin amerikan Andrew Callaghan,…