Suedia po braktis teknologjinë digjitale në shkolla, duke rikthyer librat e shtypur dhe shkrimin me dorë
03 nëntor 2026
| 00:50
Suedia po ndryshon mënyrën e mësimdhënies, duke ulur përdorimin e ekraneve në klasa dhe duke rikthyer librat fizikë, stilolapsat dhe fletoret.
Qeveria suedeze shpreson se ky ndryshim drejt metodave tradicionale të të nxënit do të ndihmojë në përmirësimin e aftësive të leximit dhe matematikës, pasi rezultatet e nxënësve shënuan rënie të ndjeshme në vitin 2022.
Disa mësues kanë nisur të printojnë sërish materialet mësimore, ndërsa në disa klasa platformat digjitale po zëvendësohen me libra shkollorë fizikë.
Megjithatë, kjo nismë ka ndarë opinionet. Kritikët paralajmërojnë se kufizimi i tepërt i teknologjisë mund t’i lërë nxënësit më pak të përgatitur për tregun e punës, ku aftësitë digjitale po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.



